Kanë bërë katër ditë që kur RTK-ja ka publikuar “lajmin” shpifës ndaj Periskopit dhe Nacionales. 
Pas shumë reagimeve dhe distanicimeve për lajmin, ende nuk është marr ndonjë vendim nga Bordi, përveç themelimit të një komisioni ad-hoc që do të merret me zbardhjen e rastit mbi lajmin e publikuar.

“U.d drejtoresha ka informuar bordin që do të formojë një komision profesional për ta sqaruar situatën në detaje dhe për ta ndriçuar përgjegjësinë editoriale për këtë lëshim dhe do të merr masa rigoroze konform ligjit dhe akteve të brendshme të RTK-së”– thuhej në komunikatën e Bordit të RTK-së.

Por, Periskopi ka mësuar se deri tani është zgjedhur vetëm kryesuesi i këtij komisioni, Menduh Hyseni. dhe askush nuk po pranon të bëhet pjesë e tij.

Në një deklaratë dhënë për Periskopin, Menduh Hyseni tha se të hënën do të mblidhen për të diskutuar se çfarë do të bëjnë tutje.

“Ne ende nuk jemi përbërje e plotë zyrtarisht dhe këtë do ta bëjmë javës që vjen, në fillim të javes- të hënën më saktë edhe do të ulemi dhe do të shohim se çka do të bëjmë.
Komisioni u formu me një vendim të u.d drejtoreshes se përgjithshme të RTK dhe tash ne duhet të takohemi të hënën, kjo përbërje e këtij komisioni ad- hoc edhe vendosim tutje se cfare do të bëjmë”, tha Hyseni për Periskopin

I pyetur se cilët janë emrat e anëtarëve të tjerë të komisionit, Hyseni tha se ka ende dilema për këtë.

“Besoj kur keni arritur ta gjeni emrin tim i keni edhe të tjerët po supozoj. Ka edhe këtu pak dilema të  hënën qartësohet”, tha ai.