Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka refuzuar të përgjigjet në pyetjen e gazetarëve se çfarë ka bërë Qeveria për çështjen e sigurimeve shëndetësore për Policinë e Kosovës.

Kreu i MPB-së nuk ka dhënë përgjigje kur është pyetur nga gazetarja me arsyetimin se s’është momenti për të folur për një problematikë të tillë, edhe pse aktiviteti lidhej me nderimin e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, i cili ishte vrarë në krye të detyrës.

“Sot është dita e krenarisë, dita e lavdisë, dhe do të mbetemi aty, faliminderit”, i është përgjigjur ministri Sveçla gazetares dhe më pas është larguar, që shihet më poshtë në videon e publikuar nga kallxo.com.