Jo për panik e frikë, por për transparencë që e kemi detyrë.

Kjo është arsyeja prapa paralajmërimeve të shumta për sulme nga Serbia, tha Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në konferencë për media të fundvitit.

Ne, si shtet, garantojmë siguri dhe kemi institucione të përgatitura e të gatshme për t’u përballur me çdo sfidë apo kërcënim. Deklaratat tona nuk kanë pasur aspak për qëllim të mbjellin panik apo frikë. Qëllimi ynë është të jemi transparentë me qytetarët, gjë që është detyrë e jona”, tha ai.