Nga ora 12:00 deri në 15:00 pa furnizim me energji elektrike do të mbesin Fushë-Kosova me rrethinë.

Kështu bëri të ditur Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), i cili ka njoftuar se me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, për të mundësuar intervenimin emergjent në transformatorin energjetik TR2 110/35kV në Nënstacionin 110/35/10kV Prishtina 1, sot më datë 26 dhjetor 2024, nga ora 12:00 deri në 15:00, do të bëhet shkyçja e këtij transformatori në nënstacionin në fjalë.

“Gjatë intervalit të lartcekur kohor, një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga transformatori energjetik TR2 në NS Prishtina 1, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin Fushë Kosova me rrethinë (reduktimi i parashikuar 47 MW)”, thuhet më tej në njoftim.

KOSTT-i tha se punimet në fjalë realizohen me qëllim të rritjes së stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit për qytetarët e këtij rajoni që furnizohen nga NS Prishtina 1.

“KOSTT-i SHA kërkon mirëkuptim nga qytetarët”.