Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksion policor në veri të Kosovës.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani, ka konfirmuar për Telegrafin që PK-ja ka intervenuar për lirimin e disa pronave.

Tutje, Elshani ka treguar se nuk ka të arrestuar.

Komuna ka kërkuar intervenimin e policisë për lirimin e disa pronave. Në momentin e hyrjes në këtë objekt (kati i parë i ndërtesës), Policia ka biseduar me disa persona të cilët na kanë treguar se aty janë punonjës të një institucioni që në pamje të parë duket të jetë ilegal. Pas verifikimit të disa dokumenteve ne e kemi njoftuar Prokurorinë e Mitrovicës dhe kemi hap rast për dyshimin Falsifikim të Dokumenteve. Punëtorët janë leju me i marr gjërat personale dhe me u largu nga aty, ndërsa janë vendos edhe shiritat. Nuk ka persona të arrestuar, ndërsa policia do të verifikoj dokumentacionin që gjendet aty në detaje”, tha ai.