Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, është lidhur përmes telefonit në “Pressing” të T7, për të folur rreth zhvillimeve të fundit ku është përmendur emri i  institucionit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI) për dorëzimin e lajmit RTK-së ku sulmohen mediat kosovare.

Musliu ka thënë se drejtori i AKI-së Petrit Ajeti i ka thënë se AKI-ja nuk qëndron mbrapa atij lajmi.

Deputetja e PDK-së ka deklaruar se askush nuk mund të i justifikojë skandalet duke u thirrur në AKI.

“I kam drejtuar pyetje drejtorit të AKI-së dhe si përgjigje kam marrë që ky lajm ose i përfolur është i pavërtetë dhe AKI nuk ka të bëjë me lajmin në fjalë. Unë kam kërkuar nga Prokuroria që të merret me drejtorin e RTK-së dhe ta zbardh këtë çështje sepse mendoj që jo Rilind Gërvalla, por as Ganimete Musliu e as Leo Kërquki nuk ka të drejtë të thirret në emër të AKI-së për ta justifikuar skandalin që e ka bërë”, ka thënë Musliu.