Endrit Shala, kandidat për deputet nga NISMA Socialdemokrate, së bashku me kryetarin Limaj kanë takuar qytetarët e lagjes “Hani i Dilit” në Prishtinë.
Shala shkroi se mbeten të përkushtuar për të sjellë zgjidhje reale për të ndërtuar një Kosovë më të fuqishme dhe më të drejtë.
“Diskutuam për sfidat dhe mundësitë për Kosovën tonë, e cila është një vend me potencial të jashtëzakonshëm që kërkon veprime konkrete për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie për të gjithë. Prishtina, si zemra e Kosovës, mbetet pikënisja e çdo ndryshimi pozitiv.
Frymëzuar nga bashkëbisedimi i sotëm, mbetemi të përkushtuar për të sjellë zgjidhje reale dhe për të ndërtuar një Kosovë më të fuqishme dhe më të drejtë”, shkroi ai.