Një person është lënduar nga aksidenti që ka ndodhur në rrugën që kalona përreth Liqenit të Badocit.

Për Klankosova.tv, Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës në Prishtinë, ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00.

“Sot rreth orës 21:00 në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë i përfshirë një automjet”.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person. Me rastin po merren hetuesit nga njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.