Gazetarja e T7, Blerta Zuka, ka fituar çmimin vjetor për Mbrojtjen e Fëmijëve që ndahet nga Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve-KOMF.

Raportimi me të cilin gazetarja Zuka ka fituar çmimin vjetor titullohet “Rruga, i vetmi “kënd lojërash” për fëmijët e komuniteteve” dhe lidhet me mungesën e hapësirave adekuate për argëtimin e fëmijëve të komuniteteve në lagjen 029 në qytetin e Fushë Kosovës dhe detyrimin e tyre që të luajnë në rrugë, duke rrezikuar kështu edhe sigurinë dhe jetën e tyre