Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100 eurosh të Qeverisë Kurti për pensionistë dhe fëmijët, si shtesë të këtij muaji.

Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike, Arben Mustafa, u shpreh se me këtë vendim, pensionistët marrin vetëm 100 euro më shumë gjatë gjithë vitit, ndërsa me qeverisjen e PDK-së, do të marrin 1000 euro më shumë, transmeton klankosova.tv.

”Qeveria ndërmori veprimin e radhës si përpjekje për të mbuluar dështimin 4-vjeçar. Me këtë qeveri, pensionistët marrin vetëm 100 euro më shumë gjatë gjithë vitit. Me Bedri Hamzën Kryeministër, pensionistët do të marrin 1000 euro më shumë brenda një viti, dhe shumë më shumë kushte për përmirësimin e jetës për familjet kosovare”.