Antigona Bytyqi ka folur për kandidaturën e saj për deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në kuadër të Partisë Demokratike të Kosovës, raporton GazetaBlic.

Ajo theksoi angazhimin e saj për të sjellë ndryshime pozitive dhe për të adresuar sfidat që ka vendi. Në një mesazh drejtuar qytetarëve, Bytyqi ka shprehur përkushtimin për t’u angazhuar me përgjegjshmëri dhe transparencë, duke u bazuar në parimet e drejtësisë, barazisë dhe përgjegjshmërisë.

Ajo gjithashtu falënderoi qytetarët për mbështetjen e vazhdueshme dhe ftoi të gjithë për të punuar së bashku për një të ardhme më të ndritur për Kosovën.

“Ju ftoj që së bashku të ndërtojmë një të ardhme më të drejtë për Kosovën. Së bashku mund ta bëjmë #MaMirë”, përfundoi Bytyqi.

Shkrimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Të dashur miq

Sot, me krenari dhe përgjegjësi të lartë, ju njoftoj për kandidimin tim për deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në kuadër të familjes sonë politike, Partisë Demokratike të Kosovës.

E bindur që ndryshimi i qëndrueshëm kërkon përkushtim, profesionalizëm dhe bashkëpunim, unë do të angazhohem me përulësi për të përfaqësuar interesat e qytetarëve dhe për të adresuar sfidat me të cilat përballet vendi ynë.

Si Kryesuese e Kuvendit, kam punuar me përkushtim dhe transparencë për të avancuar interesat e qytetarëve, gjithmonë duke u bazuar në parimet e drejtësisë, barazisë dhe përgjegjshmërisë

Ky vendim për kandidaturën time vjen si vazhdimësi e angazhimit tim për të sjellë ndryshime pozitive në jetën e qytetarëve dhe për të adresuar sfidat e përbashkëta që kemi përpara.

Jam dhe do të jem gjithmonë mirënjohëse e falënderuese ndaj secilit qytetar që më përkrahu në rrugëtimin tim politik për vite me radhë.

Ju ftoj që së bashku të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur dhe më të drejtë për Kosovën.

Së bashku Kosovën mund ta bëjmë #MaMirë.