Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, në mbledhjen e sotme të përbashkët të të dyja parlamenteve të Kosovës dhe Shqipërisë, ka bërë një aksion simbolik.

Teksa shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, po e mbante fjalimin, Kadrijaj e ngriti një fletë të bardhë.

Në atë fletë shkruhej “Zdravo Mimi” dhe Kadrijaj e mbajti në duar për disa minuta.