Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sot ka filluar me certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Gjatë ditës së sotme, KQZ mori vendime të veçanta për certifikimin grupit të pare prej 11 subjekteve politike me gjithsej 606 kandidatë për deputetë.

Lista e subjekteve politike dhe numri i kandidatëve të certifikuar deri më tani (18 dhjetor 2024) është: Lëvizja Vetëvendosje me 110 kandidatë, Partia Demokratike e Kosovës me 110 kandidatë, Lidhja Demorkatik e Kosovës me 110 kandidatë, Kosova Demokratik Turk Partisi me 25 kandidatë, Socijaldemokratska Unija me 40 kandidatë, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës me 41 kandidatë, Koalicija VAKAT me 48 kandidatë, Partia e Ashkalinjëve për Intergim me 35 kandidatë, Nova Demokratska Stranka me 46 kandidatë, Jedinstvena Goranska Partija me 29 kandidatë dhe Za Slobodu Pravdu i Opstanka me 12 kandidatë.

Gjatë periudhës për aplikim të subjekteve politike për certifikim dhe dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës (1 shtator – 11 dhjetor 2024, 23:59) kanë aplikuar: 28 subjekte politike, prej tyre: 20 parti politike; 5 koalicione; 2 nisma qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është 1,280 kandidatë.