Kandidati i LDK-së për deputet, Alban Rraci ka mbledhur rininë e Klinës në një takim në degë për t’u mobilizuar, sic thonë ata, për fitoren e LDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në këtë takim të mbajtur të martën në mbrëmje, ku ka marrë pjesë edhe kryetari i FR të LDK-së, Paris Guri, u tha se rinia e Klinës është gati për fitore.

“LDK-ja në Klinë është e bashkuar, e fortë dhe gati për fitore. Mbështetja për mua dhe për Arbenin, është e jashtëzakonshme. Së bashku, do ta rikthejmë Klinën aty ku i takon – në krah të ndryshimit dhe të forcës që ndërton”, ka shkruar Rraci në Facebook.

LDK, sic ka thënë Rraci në këtë takim me rininë, është shpresë për të ardhmen e vendit. “LDK-ja është shpresë dhe vizion për të ardhmen. Me Rrugën e Re dhe përkushtimin e secilit prej nesh, do ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë për Klinën dhe për të gjithë Kosovën”, ka thënë Rraci

Pos Rracit kandidat për deputet nga Klina është edhe Dardan Gashi, raporton PortaliMagazina.com.