Kandidatati për deputet nga AAK, Lahi Brahimaj ka vizituar kompaninë Erc Trade në Bardhosh.
Ai ka takuar pronarin e kësaj kompanie vendore, Arben Arifin.
BELUX PAPER CUPS është një storie e suksesit të biznesit privat në Kosovë. “Me rreth 100 të punësuar dhe me eksport të prodhimeve të Kosovës në shumë vende të botës, është model i shkëlqyeshëm i të bërit biznes në Kosovë”, ka shkruar Brahimaj.
Ai thotë se si deputet i Kuvendit të Kosovës do të jetë në përkrahje të produkteve dhe kompanive kosovare.