Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sërish ka kërkuar në Gjykatën Speciale, që të respektohet Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës, raporton Gazeta Demos.

Në seancën mbi ecurinë e çështjes për aktakuzën për pengim të drejtësisë, Thaçi ka thënë se sikurse aktakuza për krime lufte ashtu edhe kjo u ngritën nxitimthi nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, pranë DhSK-së.

“Ju e dini para katër vitesh në nëntor 2020 u ngrit aktakuzë kundër meje vetëm tre muaj apra se të rizgjedhësha president i vendit. Tash, para dhjetë ditës nxitimthi ZPS-ja prezantoj aktakuzë shtesë vetëm dy muaj para zgjedhjeve parlamentare në Kosovës. Unë nuk jam pjesë e garës politike as nuk kam ambicie politike as për kryeministër, as për president, as për deputet as ambicie politike. Ritheksoj se nuk jam pengesë e as nuk paraqes rrezik për askënd në kuptimin politik e as për ndonjë projekt qeverisës. Gjithë jetën time kam punuar për shtetin e Kosovës në vizionin për anëtarësim në NATO dhe BE në bashkëpunim me SHBA-në.

“Theksoj dhe nënvizioj diomosdoshmërinë për resektimin e Kushtetues dhe ligjeve të Kosovës në këtë sallë. Mos respektimi i ligjeve dhe Kushtetutës nga palët në këtë sallë të shenjtë paraqet rrezik për minimin e demokracisë në Kosovë, paraqet rrezik për minimin e besimit qytetar, prandaj ftojë që të ruhet vetpërmbajtja institucionale nga të gjithë edhe në këtë sallë”, ka thënë Thaçi.