“Avokati do të më sjellë djalin sepse ai vendos për mua se si do të vejë jeta ime dhe unë jam betuar për diçka dhe do e pres këtu në rrugë”, kështu mësohet t’i ketë thënë Parashqevi Simaku, Elvira Tatës gjatë kohës kur kjo e fundit e gjeti artisten ikonë të Shqipërisë në rrugët e Amerikës.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Tata thotë se edhe pse Parashqevi Simaku jetonte në rrugë, ajo nuk pranonte para dhe as nuk kërkonte ushqim teksa shton se artisja ju dhuronte vetëm buzëqeshje kalimtarëve.

Elvira Tata: Pasi hëngrëm bukë, i them se “duhet të iki në punë, por nuk duhet të lëvizësh”. Më tha që “nuk do të lëviz, madje nuk e hëngra bukën që kur të ikësh ti të mos më përzënë kamarierët”. Dhe ika në punë prapë, kthehem dhe nuk e gjej pranë në restorant. Ajo po këndonte me një këngëtar të rrugës jazz. I thashë “sa mirë që të gjeta”, i thashë “do të ikim tek shtëpia ime sepse mamaja ime mezi po të pret”. Më tha “jo sepse kam frikë se më vjen avokati dhe nuk më gjen këtu