Kryeministri i vendit, Albin Kurti, siç duket e ka kryer detyrimin e tij për t’u paraqitur në Prokurorinë Speciale, ku është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit për skandalin me rezervat shtetërore.

Kjo është bërë e ditur nga avokati Besnik Berisha, i cili përmes një postimi në Facebook, tha se Kurti para rreth gjysmë orë është larguar nga objekti i Prokurorisë Speciale.

“Çka nëse u them se kryeministri Kurti sapo e kreu intervistën në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, a ma besoni a jo 🙂?!

Nejse, mos i ngjitni fjalë djalit se me sytë e mi e pash😉. Institucionalit se ç’ke me të!” – ka shkruar Berisha.