Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është thirrur për të dëshmuar nga Prokuroria Speciale të hënën (sot), më 16 dhjetor 2024.

Kryeministri Kurti është thirrur në cilësinë e dëshmitarit për një rast që lidhet me veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Numri i lëndës që gjendet në thirrjen dërguar kryeministrit (të publikuar nga Kryeziu) përputhet me atë të rastit të rezervave shtetërore.

Intervistimi do të duhej të niste nga ora 09:30 në objektin e Prokurorisë Speciale.

Megjithatë Kurti ende nuk ka ardhur për të dëshmuar sot në Prokurinë Speciale.

Kështu mëson Gazeta Paparaci nga burimet e saj.

Kjo pasi ai gjendet në Slloveni në një vizitë zyrtare dhe ende nuk është kthyer në Kosovë.

Kryeministri dje ka zhvilluar takime me zyrtarë qeveritarë sllovenë dhe mërgatën e Kosovës atje.