Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka përkujtuar 6-vjetorin e formimit të ushtrisë.
Ajo ka bërë me dije se janë disa momente që nuk harrohen kurrë.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka postuar disa fotografi të asaj dite historike, kur Kuvendi votoi ligjet për transferimin e FSK-së në ushtri.
“Janë disa momente që nuk harrohen kurr dhe kujtohen gjithmonë me krenari! 6vjet me parë në Kuvendin e Republikës së Kosovës u votua Ushtria e Kosovës! #UshtriaeKosovës #UÇK”, ka shkruar Musliu.