Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Donat Lushaku tha në Frontal në T7 se Prokuroria duhet të veprojë për rastin e demolimit që ia bëri të hënën shefi i asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosje,Gëzim Sveçla, mikrofonit të kryesuesit të Kuvendit Komunal.
Ai përmendi edhe presionin që tha se u ushtrua mbi dy asambleistët e LVV-së, Berat Lahu dhe Edmond Azemi.
“Ka pasur ushtrim të ndikimit”, tha ai.
“Presion maksimal u është bërë asambleistëve”, tha Lushaku.
Sveçla është ndaluar për 48 orë pasi shkuli mikrofonin e kryesuesit të Kuvendit Komunal.