Një vetaksident trafiku ndodhi sot në mëngjes, në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, konkretisht te rrethi i Çagllavicës, ku një veturë përfundoi në një dyqan.

Si pasojë e këtij aksidenti, një person ka mbetur i lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës  06:20 kemi pranuar informatën se në  rrugën Prishtinë -Ferizaj ka ndodhur një aksident ku ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasoj e këtij aksidenti lëndime trupore ka pësuar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.