Faton Klinaku nga OVL-UÇK, ka shfaqur dyshime se në zyrat e kësaj organizate janë vendosur përgjues.

Sipas Kliankut mund të jenë të vendosura edhe kamera në zyrat e OVL-UÇK.

Deklarata e tij vjen pasi sot Gjykata Speciale ka arrestuar ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isni Kilaj, ish-shefin e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Bashkim Smakaj dhe vëllain e Fahri dhe Bahri Fazliut, Fadilin.

“Natyrisht që kemi përgjues brenda, sepse unë kur kam hyrë aty i kam gjetë ato pllakat e hequra dhe e di që ka përgjime, me prek nuk ia preku, le të përgjojnë sa dojnë. Bile dyshoj që edhe kamera ka aty”, tha ai në T7