Policia e Kosovës, gjatë kontrollit të një valixheje në aeroportin “Adem Jashari”, ka gjetur 20 fishekë.
Policia ka bërë të ditur se është iniciuar rast, ndërsa i dyshuari është liruar.
“Njësiti policor gjatë kontrollit në valixhen e të dyshuarit mashkull kosovar ka gjetur dhe sekuestruar 20 copë fishekë të armës së zjarrit. Në konsultim me prokuronin, është iniciuar lënda e rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.