Njësiti relevant policor në Prishtinë ka intervistuar të mërkurën një të dyshuar femër e cila raportohet se kishte shitur barna të futura në vend si kontrabandë.
Organet e rendit bëjnë të ditur se inspektorët farmaceutik kanë bërë sekuestrimin e barnave dhe se rasti është iniciuar dhe vazhdohet në procedurë të rregullt.