Nga aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës në veri të vendit, në komunën e Leposaviqit një person është arrestuar.
Burime të tëvë1 bëjnë të ditur se në këtë komunë dyshohen se mund të ketë persona që janë të ivoluar në rastin e hedhjes së mjetit shpërthyes në kanalin e Iber-Lepencit në Zubin Potok.
Ndryshe, në veri të vendit është duke u zhvilluar aksion i forcave të Policisë së Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar për tëvë1.info, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Po, është duke u zhvilluar aktivitet i bastisjes nga ana e policisë dhe tani për tani nuk mund të them asgjë më shumë”, ka thënë në një përgjigje të shkurtur Elshani.
Ndryshe, sipas ekspertëve të Policisë në vendin e ngjarjes është gjet armatim e materiale për prodhimin e eksplozivit.