Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka bërë një gafë gjatë vizitës së saj në Mitrovicë.
Gjatë ndalesës në kompleksin “Isa Boletini” në Boletin, ajo ngatërroi Gazmend Boletinin, stërnipin e heroit Isa Boletini, me kryetarin e komunës së Zveçanit, Ilir Peci.
“Mirëmëngjesi kryetar,” i tha Gërvalla, ndërsa Boletini reagoi menjëherë: “Jo, nuk jam kryetari, unë jam stërnipi i Isa Boletinit.”
E kuptuar në çast, Gërvalla u përgjigj me një ndjesë, “Ahh, më falni.”
Boletini më pas sqaroi se kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ndodhej brenda kompleksit, raporton KP.