Sot në fshatin Llaushë të Skenderajt do të bëhet zbulimi i memorialit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Klan Kosova ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes.
Aty shihet një interesim goxha i madh i qytetarëve për ta ndjekur ngjarjen.
Pikërisht në këtë fshat, në 1997-tën doli publikisht për herën e parë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, në varrimin e mësuesit Halit Geci, i cili u vra më 26 nëntor të po atij viti nga forca policore dhe ushtarake serbe.
Aty Daut Haradinaj, Rexhep Selimi dhe Mujë Krasniqi-Kapuçi lexuan deklaratën publike të daljes para popullit të UÇK-së.