Tashmë edhe më zë (fjalpërfjalë) ka dalë implikimi i drejtëpërdrejtë që Drejtori i i caktuar nga Vetëvendosja në RTK-së, Rilind Gërvalla, i ka bërë Agjencionit Kosovar për Inteligjencë (AKI) në lajmin e rremë ndaj Nacionales dhe Periskopit për gjoja të blera nga shteti serb.

Në momentin kur ty të vjen (teksti i Slobodna Bosna-s) prej një agjencsioni shtetëror (AKI)…e kemi pranuar si të bazuar”, thotë Rilind Gërvalla, në një audioregistrim që ka publikuar gazeta “Paparaci”.

Gërvalla e përfshin drejtëpërsëdrejti AKI-në në dërgimin e këtij lajmi për botim në RTK, ku pa as edhe një referencë të vetme, fakt, dëshmi – hiç kurrgjë – mediumi “Slobodna Bosna” mbi bazën e një “bashkëbiseduesi nga Kosova” shkruante se Nacionale dhe Periskopi janë në shërbim të Serbisë.

Për këtë përfshirje direkte të AKI-së në rrezikimin e gazetarëve të Kosovës, po kërkohet hetim i plotë dhe i gjerë nga Prokuroria e vendit.

Ishte vet Drejtori i Nacionales i cili u shpreh i hapur për hetime të plota. Sipas tij ky rast nuk duhet të qëndroj pezull; ose arrestim të dy portaleve të përmendura në lajmin e rremë, ose arrestim të Gërvallës për rrezikim të gazetarëve e implikim të AKI-së.

Nese ai nuk ka rrejt, le ti kallxon prokurorit kush jane ata qe e kane njoftu ate. Nese informatat i kane te sakta, atehere le te na arrestojne ne udheheqesve te ëebsajteve, ose agjentet e AKI’se.” – u shpreh Buzhala.

Edhe drejtuesi i medias tjetër e cila u sulmua me lajmin e rremë, respektivisht Ilir Mirena nga Periskopi, ka kërkuar hetime nga prokuroria.

Prokuroria me urgjence duhet te nise hetimet” – u shpreh Mirena.

Ftesë ndaj organit të akuzës për një hetim të plotë në lidhje me këtë rast kanë kërkuar edhe politikanë, si Arben Gashi, Driton Selmanaj, Ariana Shohi-Musliu etj.

Çka “gërvalli” tjëtër Drejtori i RTK-së në bord

https://www.facebook.com/watch/?v=2002305383620530

Neve na u ka dukë se është lajm se duhet të pasqyrohet dhe në momentit kur ty të vjen prej një agjensioni shtetëror [AKI-së, v.j] që kanë organe verifikimi dhe analizash për këto çështje”, ka thënë Gërvalla.

Normalisht që ne e kemi pranu si të bazuar në fakte edhe natyrisht një ndër fjalitë e diskutimit që e kemi pas me personin që është caktu përgjegjës për mediat dhe për takimet me to (…)”

“(…) ai ishte në një seminar, po supozoj se që atje në vendin ku është bërë lajmi, edhe tha po diskutohet shumë këtu [në Bosnjë e Hercegovinë, v.j] edhe natyrisht ka dalë kjo në portale këtu edhe normalisht që është mirë që të publikohet”, thotë Gërvalla.

Ndonëse AKI e ka mohuar kategorikisht përfshirjen e saj në këtë skandal të paprecedntë dhe të rrezikshëm ndaj mediave: Gërvalla pretendon të ketë pasur koordinime me sektorë të veçantë brenda AKI-së.

Dmth këto kordinime nuk janë bërë të shpështa, shumë rrallë janë bërë në mediumin tonë. Është marrë apriori si njësi e lartë e verifikimit kur kemi të bëjmë me agjensionin për inteligjencë edhe ky rast normalisht unë vazhdimisht e kam informu ish-drejtorin gjeneral (…)

“(…) i kam thanë se po, e kemi një lajm, janë faktet këto, këto… edhe na tregoni a duhet të publikohen apo jo dhe më tregoni çfarë mendoni rreth kësaj. Kjo s’ka ndodhë këtë here dhe ky është defekti real”, ka thënë ai.

Nacionale Facebook