Edhe drejtori i Shpejtim Bulliqit, është shpërblyer me grant afro 100 mijë euro prej Ministrisë së Bujqësisë. Kështu ka pretenduar sekretari i përgjithshëm i forumit të rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli, përmes një video.

Sipas tij, Vigan Salihu drejtor i zhvillimit ekonomik, ka përfituar 96,300.00 Euro.

“Me 100 mijë euro është shpërblyer edhe Vigan Salihu, i cili është drejtor i zhvillimit ekonomik në Podujevë”, thuhet në videon e Pacollit.

Insajderi ka hulumtuar, duke gjetur edhe një detaj tjetër.

Ferma e Vigan Salihut, “The farm of Matin” është regjistruar në ARBK, hiç më larg se me 28 tetor të këtij viti.

Ndërkohë që lista finale e përfituesve të granteve ishte publikuar me 20 nentor 2024. Pra 22 ditë më vonë, pasi Salihu kishte regjistruar biznesin e tij.

Gazeta Insajderi, ka kontaktuar me Vigan Salihun por i njëjti nuk u përgjigj, duke kërkuar që t’i dërgohet email zyrtar.

Gjithashtu, Pacolli tha se Kushtrim Nimoni, djali i axhës së Genc Nimonit, shefit të kabinetit të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, përfitoi 100 mijë euro.

Në listën e përfituesve, ai tha se ishte edhe Veton Mulliqi, këshilltar politik i ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, për të cilin tha se është edhe familjar i Besnik Bislimit, zëvendëskryeministrit.

“Faton, publikoji sa para i kanë përfituar njerëzit e afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, sepse në 6 raste dolën 600 mijë euro”, tha Egzon Pacolli. “Nuk do të ndalemi derisa ta ktheni çdo cent”.https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fegzon.pacolli.267317%2Fvideos%2F1572576650805826%2F&show_text=false&width=380&t=0

Ndërkohë që në vëmendje kaNë qenë grantet e ndara nga Ministria e Bujqësisë për vëllaun dhe dajën e deputetes Fitore Pacolli.

Mediat raportuan se Ministria e Bujqësisë tashmë i ka pezulluar grantet për vëllain dhe dajën e deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli, si dhe për Naim Huruglicën, këshilltarin e ministrit Faton Peci, pas akuzave për keqpërdorime.

LDK-ja ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurori për këtë çështje.