Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim me Policinë e Kosovës ka zhvilluar sot aksion kundër fajdes, që rezultoi me arrestimin e katër personave. Bastisjet u kryen në katër lokacione, ku u gjetën edhe prova të ndryshme, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se të arrestuarit janë Mërgim Zeqiri, Miradie Xhymshiti dhe Valon Xhymshiti.
Gjatë kontrolleve që janë kryer në lokacionet që ishin cak në kryeqytet, janë prangosur të dyshuarit dhe janë sekuestruar armë, para, dokumente, vetura, bimë narkotike etj.
Personat që u arrestuan nga Krimet e Rënda dyshohen për veprat penale ‘Fajde’ dhe ‘Detyrim’.