Ka ndërruar jetë Sadri Zeka, babai i ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës, Besa Gaxherri.
Lajmin e ka dhënë vetë ish-deputetja e LDK-së.
Varrimi i Sadri Zekajt bëhet sot në orën 13:00 në varrezat e fshatit Raushiq të Pejës.
Postimi i Besa Gaxherrit:
Kur unë erdha në këtë botë ti babë ishe përsoni i parë qe më mbajte dorën, sot kur ti shkove nga kjo botë ta mbajta dorën por momenti i ndarjes qenka i vështir!
U prehësh në paqe babë!
Varrimi i babait tim Sadri Zekaj bëhet me datën 23. 11. 2024 në ora 13.00 në varrezat e fshatit Raushiq të Pejës!
Të pikëlluar familja e gjërë Zekaj!