Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu tha në Kuvendin e Kosovës se deputetëve të pushtetit duhet t’u vijë turp që s’po thonë asgjë lidhur me grantet e ndara nga Ministria e Bujqësisë.

Ajo tha se seanca e sotme ku po shqyrtohet projektligji për buxhetin e vitit 2025 “ka me qenë pamja më e turpshme e këtij Kuvendi”

“Po a s’ju vjen pak marre a? Nuk ju vjen pak marre prej atyre njerëzve që para 4 viteve ua keni marrë votën duke i mashtru”, tha Deliu.

“Mbylleni debatin, mos u turpëroni më shumë”, tha ajo.

Pas debatit, deputetët e opozitës e lëshuan sallën e Kuvendit, ndërsa seanca po vazhdon me prezencën e vetëm deputetëve të pushtetit.