Televizoni N1 në Bosnjë ka raportuar se në Bijelinë, qytet në Bosnjë e Hercegovinë, është arrestuar një person i cili lidhet me rastin e vrasjes së një polici serb dhe plagosjen e një tjetri në Loznicë të Serbisë, mëson jozyrtarisht RTRS.

Ndëkaq, siç raporton InfoBijeljina, qyteti është nën rrethim. Rruga Raçanska është bllokuar dhe po kontrollohet një veturë dhe një person.

Kujtojmë se në sulmin e mbrëmshëm në Loznicë ka mbetur i vrarë polici Nikolla Krsmanoviq (34), ndërsa kolegu i tij Vjekoslav Iliq (50) është plagosur. Të shtënat kanë ndodhur gjatë kontrollit rutinë të një taksie nga pjesëtarë të policisë kufitare, ku disa të shtëna nga armët e zjarrit janë qëlluar në drejtim të zyrtarëve policorë serbe.

Një kërkim i gjerë është duke u zhvilluar për kapjen e sulmuesit.