Qytetarët e Kosovës kanë filluar të futen në kredi për të mbijetuar, pasi që me pagat që kanë dhe me rritjen e vazhdueshme të çmimeve nuk po mund të ia dalin. Njohës të ekonomisë vlerësojnë se aktualisht Kosova është në krizë ekonomi.
“Përpara kam mujt me hongër një copë, e sot po e ha një gjysmë”.
Kjo është ankesa e pothuajse shumicës që qytetarëve të Kosovës, në këtë kohë kur çmimet e shportës ditore ngritën nga dita në ditë.
Kjo situatë ka ndikuar ndjeshëm në standardin jetësor duke ulur fuqinë blerëse dhe duke thelluar varfërinë e qytetarëve.
Ngritje pa kontroll e çmimeve”, “çmimet e patundshmërive shkojnë në qiell”… ishin këta disa nga titujtë që jo rrallë herë ishin në ballinat e mediave të Kosovës që nga viti 2022.
Derisa para dy viteve një pako me vezë ishte rreth 2 euro, sot çmimi i saj është rritur pothuajse për 100%. E për një pjesë të madhe të shoqërisë, këto çmime janë të papërballueshme për të mbyllur muajin nga paga në pagë.
“Pensionet janë veq mbijetesë nuk mundesh me bë asgjë me to. Veq barna përndryshe vështirë është me i’a dal. Çmimet janë të mëdha dhe është vështirë me jetu në këtë gjendje”, tha një qytetar.
“E kem dikë dikë që na ndihmon nga familja se kështu vështirë me këto paga dhe pensione”, tha një tjetër qytetar për rtv21.
“Pensionet janë të vogla, jeta e shtrejtë, çmimet po rriten çdo ditë. Veq tu ju falenderu fëmijëve që punojnë e po ja dalim diqysh se përndryshe me pension nuk kishum mujt me bo kurgjo”, u shpreh një qytetar.
Sipas kryetarit të Aleancës së Bizneseve të Kosovës, Agim Shahini, vendi aktualisht është në krizë ekonomike. Ai vlerëson se shpenzimet e qytetarëve janë shumë më të larta sesa pagat e tyre dhe për pasojë detyrohen të futen në kredi, edhe për të mbijetuar.
“Qytetarët me pagat e tyre që kanë nuk mund të jetojnë më shumë se 15 ditë dhe për këtë arsye në Kosovë vetëm kredi për konsum që marrin qytetarët janë mbi 600 milionë euro në vitin e kaluar, 400 milionë euro janë mjete që qytetarët i kanë marrë overdrafta nëpër banka dhe për këtë paguajnë interes. Ne jetojmë do me vite të tëra me huazime, me kredi dhe me vështirësi të jetës. Kjo është arsyeja kryesore pse Kosova është në këtë gjendje dhe pse qytetaret po largohen nga vendi”, tha Shahini për rtv21.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimi i konsumit për muajin tetor 2024 është më i lartë në një mesatare prej 0,4%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.