Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se skema e shtesës për fëmijë është ridizajnuar.<

Për ata që kanë dy fëmijë, Qeveria e Kosovës do të paguajë nga 20 euro shtesa për secilin, nga 10 euro sa ishte në të kaluarën.

Për ata që kanë mbi tre fëmijë, shtesat do të jenë 30 euro për secilin.

Ky ridizajnim do të hyjë në fuqi nga muaji i ardhshëm.

“Skemën e shtesave për nëna dhe fëmijë po e ridizajnojmë dhe me rritje të shtesave po i dyfishojmë për shumicën e nënave dhe në disa raste trefishojmë kur nëna ka tre fëmijë a më shumë. Për fëmijën e parë dhe dytë shtesat do të jenë nga 20 euro në muaj secilit, e për nënat me tre fëmijë e më shumë shtesat do jenë 30 euro në muaj për secilin fëmijë”, ka thënë Kurti.