Raportohet se një person është gjetur mbrëmë pa shenja jete në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur Policia në raportin 24-orësh, ku thuhet se trupi i viktimës mashkull, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Prishtinë 14.11.2024 – 22:30. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh.