Një incident ka ndodhur në qytetin e Gjilanit, ku dyshohet se një person është therur me thikë, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve të para, personi i lënduar është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Gjilanit.

Tashmë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilët janë duke ndërmarrë të gjitha procedurat e nevojshme në lidhje me këtë rast.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një përleshjeje mes disa personave.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar në lidhje me këtë rast.