Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza sot vizitoi bizneset private në Prizren.

Hamza i PDK-së premton ringjallje ekonomike dhe mbështetje për bizneset private, raporton Klan Kosova.

Teksa shikoi dhe provoi produkte vendore, ai premtoi ndryshime në këtë sektor.

Hamza tha se qysh në ditët e para të qeverisjes së tij do të bëhet reforma e pagesës së TVSh-së nga kufiri në brendi.

“Në ditët e para, në fillim të punës do ta bëjmë reformën e pagesës së TVSH-së nga kufiri në brendi. Bizneset e vogla deri në 10 mijë euro nuk do të paguajnë tatim fare. Ato me qarkullim deri në 30 mijë do ta paguajnë vetëm tatimin në fitim real”, tha Hamza.

Ai mes tjerash tha se pakoja e përgatitur nga ai do të sjellë ringjalljen ekonomie dhe ndihmë ndaj prodhuesve të vendit.

Kronikën e plotë të përgatitur nga gazetarja Altiana Zogaj ndiqeni në vijim: