Me procedurë të përshpejtuar, Kuvendi i Kosovës do të votojë edhe leximin e dytë të Ligjit për Buxhetin e Kosovës për vitin 2025.

Kështu është vendour në fund të seancës së Kuvendit të Kosovës (11 nëntor 2024) pasi që 59 deputetë miratuan në lexim të parë Ligjin për Buxhetin e Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Ky mocion u propozua nga deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, i cili si kryetari i komisionit për Buxhet e Financa, kërkoi që ndryshim-plotësimi i amendamenteve të bëhet deri më 13 nëntor, ndërsa seanca për votim në lexim të dytë të mbahet më 21 nëntor 2024. Ky mocion kaloi vetëm me votat e deputetëve të partisë Vetëvendosje.

Asnjë arsyetim zyrtar nuk u paraqitë nga Vetëvendosje për këtë mocion, por vie në një kohë kur radhët e Grupit Parlamentar po zvogëlon dita-ditës pas largimit të disa deputetëve dhe mundësitë janë të mëdha që Qeveria Kurti të humb qartësisht shumicën në Kuvend dhe që do të rrezikonte edhe mos-kalimin e Ligjit për Buxhetin.

Pas disa orë debat në Kuvendin e Kosovës, me 59 vota për të Vetëvendosjes e dy abstenime është votuar projektbuxheti për vitin 2025.

Seanca nuk i ka shërbyer pushtetit vetëm për të prezantuar Ligjin për Buxhetin, por në pjesën më të madhe të saj, ajo është përdorur për të justifikuar dështimin katërvjeçar