Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, i ka falur persona që e sulmuan javë më parë, shkruan Periskopi.
Këtë e ka bërë të ditur deputeti i PDK’së në një postim në Facebook.
Ai tha se kjo u bë me ndërmjetësimin e tij dhe Vehbi Shalës.
Postimi i plotë i Halitit:
Burrat falin!
Me ndërmjetësimin tim, kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri i fali vëllezërit Lulaj për sulmin ndaj tij para disa ditësh.
Ndërkohë, drejtësia do të merrët me rastin.
Uroj që sulme të tilla të mos ndodhin më asnjëherë.
Gaz, faleminderit!