Isak Neziri, binznesmeni i njohur nga diaspora do të jetë kandidat për deputet të Kosovës.

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza sot në Munchen të Gjermanisë e ka prezantuar Nezirin si kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit,

“I nderuar që kryeministri i ardhshëm i Kosovës më prezantoi si kandidat për deputet. Do të jetë nder dhe privilegj për mua t’i shërbej vendit, duke mos kursyer asgjë nga vetja. Bashkë me mërgatën, e bëjmë Kosovën më të mirë.

#PDK #MaMirë”, ka shkruar Neziri.

Kujtojmë se Neziri është një nga afaristët më të suksesshëm kosovarë në diasporë, ku tani ka të punësuar qindra punëtorë.

Ai gjithashtu buznesin e tij e ka shtrirë edhe në Kosovë.