Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka takuar nënkryetarin e Kuvendit të Bujanocit, Driton Rexhepin, kryeshefin e Drejtoratit për Arsim, Kastriot Jakupin dhe këshilltarin për arsim në Komunën e Bujanocit, Agim Hasanin.

Shala ka thënë se shqiptarët në Bujanoc vazhdojnë të përballen me sfida dhe me mohimin e të drejtave bazike për shanse të barabarta në ekonomi e arsim, ndërsa ka kërkuar nga Kosova që mbështetja të jetë përherë e sinqertë dhe në dobi të unitetit politik të shqiptarëve të Luginës

“Shqiptarët në Bujanoc vazhdojnë të përballen me sfida dhe me mohimin e të drejtave bazike për shanse të barabarta në ekonomi, arsim e kudo tjetër. Në Kuvendin e Kosovës, takova kryetarin e Kuvendit Komunal të Bujanocit, Driton Rexhepin, kryeshefin e Drejtoratit për Arsim, Kastriot Jakupin dhe këshilltarin për arsim në Komunën e Bujanocit, Agim Hasanin. Vlerësova përpjekjet e vazhdueshme që po bëjnë për realizimin e të drejtave të plota të shqiptarëve. Në angazhimin e tyre, mbështetja nga Kosova duhet të jetë përherë e sinqertë dhe në dobi të unitetit politik të shqiptarëve të Luginës”, ka shkruar Shala.