Policia e Kosovës ka njoftuar se është në kërkim të një personi i cili dyshohet për veprën penale ‘’zjarrvënie’’.
Policia publikoi një fotografi të të dyshuarit, duke kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tij.
“Kërkesë për bashkëpunim për identifikimin e vendodhjes së personit të dyshuar.Njësiti i hetimeve të stacionit të Fushë Kosovës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar.” thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas Policisë, personi i dyshuar është Idriz Tashevci.