Anëtari i AAK-së, Gazmend Syla, ka publikuar një fotografi të bukës që ai pretendon se i është servuar ushtarëve të FSK-së në një prej kazermave në Gjilan.

Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe zyrtartët e pushtetit “kanë zgjedhur të vjedhin në vend që të kujdesen për mirëqenien e ushtarëve të vendit tonë.”

Reagimi i tij:

Kjo copë buke sot u është servuar ushtarëve të Republikës së Kosovës në njërën prej kazermave në Gjilan.

Prej dy muajsh, djemtë dhe vajzat që kanë përgjegjësi janë të uritur dhe të kequshqyer, sepse zyrtarë të lartë të regjimit të Albin Kurtit, kanë zgjedhur të vjedhin në vend që të kujdesen për mirëqenien e ushtarëve të vendit tonë.

Prokuroria e shtetit duhet urgjentisht të merret me ata që janë të përfshirë në hajni, madje edhe në vjedhjen e bukës së ushtarëve.