Gjykata Themelore në Prishtinë sot e ka shpallur aktgjykimin ndaj Driton Dobrunës, i akuzuar për kanosjen e gazetarit Vehbi Kajtazi.

Dobruna u dënua me pesë muaj burgim efektiv.

Vendimi u mor sot, ku i pranishëm ishte gazetari Kajtazi, ndërsa mungoi Dobruna.

Dobruna kishte pranuar fajësinë qysh në shqyrtimin e parë.