Një 14 vjeçare dyshohet se është droguar e më pas dhunuar nga pesë persona në një objekt në Prishtinë.
Lidhur me rastin është deklaruar Qendra për Punë Sociale në Prishtinë.
Nga QPS-ja kanë thënë se e mitura ka dhënë deklaratë në Polici dhe më pas është bashkuar me prindërit e saj biologjikë.
“Gjatë fundjavës, gjegjësisht me datë, 03.11.2024 gjatë orës 11:00 – 12:00. Zyrtari i QPS-së në orarin e kujdestarisë ka prezantuar në marrjen e deklaratës së të miturës N.N (14 vjeçare). E mitura në polici ka dhënë deklaratë dhe janë vazhduar disa procedura, ndërsa vajza e mitur është bashkuar më prindërit e saj biologjik dhe ka shkuar në familje”, kanë thënë nga QPS-sa për T7.
QPS-ja në Prishtinë thotë se rasti është kompetencë territoriale e QPS-së në Prizren.
“Rasti është në kompetencë territoriale të QPS Prizren dhe është referuar si rast dhe janë informuar për veprimet e ndërmarra në rast. Për më shumë informata ju lutem të kontaktoni QPS Prizren pasi që janë kompetent për rastin ne fjalë”.https://zeri.info/inarticle.html
Sinjali ka raportuar se e mitura ka rrëfyer se rasti ka ndodhur në një objekt në ndërtim e sipër dhe se të dyshuarit fillimisht e kanë detyruar vajzën të konsumojë substanca narkotike dhe pasi e kanë droguar, dyshohet se e kanë dhunuar.
Policia, përmes raportit 24 orësh, ka thënë se janë duke e hetuar bashkë me prokurorinë.
“DHUNIM- Prishtinë / 03.11.2024 – 01:00. Lidhur me rastin e lartcekur Policia e Kosovës në bashkëpunim me prokurorinë kompetente është duke bërë hetime intensive. Me vendim të prokurorit viktima femër kosovare është dërguar për ekzaminim mjekësor.”