203 raste me kancer të gjirit janë regjistruar në Kirurgjinë Torakale gjatë këtij viti. 17 raste më shumë se gjatë periudhës së njëjtë të vitit të kaluar. Kështu ka bërë të ditur për Ekonomia Online, drejtori i klinikës, Nazmi Kolegci.

Ai ka thënë se në Kirurgjinë Torakale është realizuar numër i madh i operacioneve për kancerin e gjirit për arsye se si klinikë janë pajisur me metoda më të reja që e mundëson një gjë të tillë.

Kolgeci ka thënë se është shqetësuese rritja e rasteve me kancer të gjirit, përkundër rënies së popullsisë në vend.

“Numri deri tash i krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar 2023-2024 numri i sivjetmë është më i lartë krahasuar me vitin e kaluar dhe kjo është shqetësuese për arsye se pavarësisht se popullata është në rënie e sipër, numri i kancerit të gjirit jo vetëm se nuk është në rënie por ka një rritje prej diku 7 apo 8 pacientë më tepër se sa vitin e kaluar. Realisht në klinikën tonë janë regjistruar 203 raste me kancer të gjirit prej tyre janë 17, që është bërë një e katra prej heqjes së gjirit, gjithashtu kemi pasur edhe 141 me kancer të gjirit që i është nënshtruar disekosionit aksilar dhe heqjes komplet të gjirit. Gjithashtu në klinikën tonë janë realizuar biopsi të gjirit që janë diku rreth 105 raste me CNG ose që quhet me nërbërthamë dhe gjithashtu kemi pasur edhe dikund 90 raste në sallën e madhe që janë nënshtruar nesrionit të përgjithshëm”, ka thënë Kolgeci, teksa rritjen e rasteve e sheh si trend botëror.

“Ky numri në rritje është trend në krejt botën, nuk anashkalohet vendi jonë Kosova dmth edhe Shqipëria por kjo është shqetësuese në krejt botën, pra i ka prekur në të gjitha vendet e botës por ajo që është një rritje me kancerin e gjirit është vetëdijesimi i popullatës dhe natyrisht edhe mënyra e jetesës shikueshmëria në parimin iluzionar urbane janë dy gjëra që duhet të jetë edhe më i madh se sa që ka qenë në vitet e kaluara”, ka thënë tutje Kolgeci.

Kolgeci ka treguar edhe shkaqet e rritjes së rasteve me kancer të gjirit. Një ndër to përmend edhe mënyrën e jetesës.

“Është mënyra e jetesës që ka ndryshuar, por normalisht që është edhe kjo që është vetëdijesimi i popullatës shumë më e lartë dhe nuk hezitojnë të lajmërohen tek mjeku dhe normalisht tek diagnostikimi është shumë më i shpejtë në të kaluarën, siç e dimë ne jetojmë në Kosovë dhe e dimë që shumë gra nuk janë lajmëruar tek mjeku dhe janë lajmëruar në fazat e vonshme kur edhe ka qenë e pamundur një intervenim kirurgjik apo edhe një trajtim onkologjik”, u shpreh Kolgeci.