Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve policore për të ofruar rend e siguri, në pjesën veriore të vendit, konkretisht në pjesën malore të një fshati të Leposaviqit, kanë hasur një person të dyshuar me një pushkë gjuetie me municion.
Policia ka kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit 48-vjeçar, ku aty ka gjetur armë dhe një xhaketë me pajisje tjera ushtarake.
“Nën dyshimin e bazuar se personi i dyshuar R.M., (viti i lindjes 1976, mashkull kosovar) posedon edhe armë tjera, është kontrolluar shtëpia e tij. Gjatë kontrollit janë gjetur edhe: një armë gjysmëautomatike, një pushkë 8.75 mm, një pushkë ajrore, fishekë kalibrash të ndryshëm, disa thika e një xhaketë me pajisje tjera ushtarake”.
“Për rastin është njoftuar prokurori, me aktvendim të të cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.