Gazetari i njohur kosovar, Vehbi Kajtazi ka njoftuar se në veturën e tij është gjetur një pajisje e dyshimtë, e fshehur tek gomat.
Kajtazi tha se Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit janë njoftuar për rastin, shkruan Demokracia.com
Sot kam sjell veturen ne servis per kontroll. Gjate kontrollit eshte zbuluar se ne veturen time eshte nje pajisje e dyshimte e vendosur ne anen e majte afer rrotes. Policia eshte ne vend te ngjarjes duke pritur njesite e specializuara. Per kete rast eshte njoftuar edhe prokurori i shtetit.